Policia planifikon me ble armë të gjata

Policia e Kosovës asht tue planifikue me blejë 226 copë armë të gjata.

Vlera e parashikueme e kontratës asht mbi 631 mijë euro.

Armët e gjata bashkë me 200 copë optika, planifikohen me u ble gjatë këtij vitit, ndërsa data e fundit për pranimin e tenderëve asht 1 Gusht i këtij viti.

Operatori ekonomik duhet me ba trajnimin për 10 zyrtarë policor dhe duhet me organizue mbrenda 6 muejve mbas dorëzimit të mallit.

Vlera e përgjithshme e parashikueme e kontratës asht 631, 660.04 euro.

Afati i dorëzimit t’armëve asht 180 dite kalendarike mbas marrjes se lejes se eksportit.