Policia po trajton informacione se 4 qytetarë kosovarë kanë shkue në Siri

Katër qytetarë të Kosovës dyshohet se kanë udhëtue gjatë këtij viti në drejtim të Turqisë për t’iu bashkue organizatës terroriste ISIS, në Siri.

Policia e Kosovës ka ba të ditun se shtetasit kosovarë nga shtetet fqije kanë udhëtue për në Turqi për të kalue në Siri, raporton lajmi.net.

“Policia asht tue trajtue informacionin se katër shtetas kosovarë nga vendet e treta (shtetet fqije) kanë udhëtue për në Turqi. Bazue në informatat dyshohet se personat kanë si qëllim shkuemjen në zonën e konfliktit në Siri”, ka ba të ditun Policia e Kosovës për lajmi.net.

Por, autoritetet vendore ende nuk e dinë nëse këta qytetarë të Kosovës, ndodhen në Turqi apo kanë kalue në Siri.

“Autoritetet përkatëse janë informue për personat dhe qëllimin e tyre, megjithatë ende nuk asht arrit të konfirmohet se personat gjenden në Turqi apo kanë arrit të depërtojnë në zonën e konfliktit”, ban të ditun policia.