Policia prezenton detaje për sulmin ndaj Kuvendit

Gjatë konferences Drejtori i Policisë së Kosovës për Anti-Terrorizëm Fatos Makolli ka thanë se sot bahet sqarimi për opinionin publik lidhun me hetimet e zhvillueme dhe arrestimin e gjashtë personave që lidhen me sulmin drejtue objektit të Kuvendit të Kosovës.

Simbas Policisë së Kosovës sulmi ndaj Kuvendit të Kosovës ka shkaktue vetëm dame materiale pa dame në njerëz.

“Në media asht raportue se akcionin e kane krye “Rugovasit” . Drejtoria kundër terrorizmit ka fillue hetimin ndaj kryesve të mundshëm. Hetimet në 2 pista. Për rastin e 4 Gushtit dhe personat që kanë marrë përgjegjësin përmes komunikatës . Fillimisht kemi grumbullue informacione lidhun me motorin që asht përdore në sulm. Asht arrite që të identifikohet personi që ka pru motorin në Kosovë nga diaspora dhe mandej, kemi identifikue aparatin telefonik që asht lëshue në komunikata”, ka thanë Makolli