Policia prin në besueshmëni dhe bashkëpunim

Policia prin me besueshmëninë dhe bashkëpunimin me qytetarët.

Kështu u tha gjatë prezentimit Barometrit Kosovar të Sigurisë, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.

E megjithëse siguria në vend asht rritë, ndër kërcënimet kryesore të qytetarëve janë siguria në trafik dhe plaçkitjet, por edhe kafshët endacake.
Koloneli i Policisë së Kosovës, Shefqet Beqaj pranoi me modesti se ka ende shumë punë për me e përmirësue edhe ma shumë sigurinë e qytetarëve.
Ndërsa zadhanësi i policisë, Baki Kelani përmendi kërcënimin ma të madh të sigurisë edhe në vendet e zhvillueme, e që asht terrorizmi.
Rezultatet e këtij hulumtim thonë se komuniteti serb ndjehet ma i pasigurti në Kosovë dhe se shumica e respodentëve shprehen të gatshëm për me raportue krimin, por se ata ndjejnë frikë se polica ka me zbulue identitetin e tyne.