Policia, qe qysh u zbuluen laboratorët për kultivimin e drogës n’Pejë!

Policia e Kosovës përmes nji komunikate ka konfirmue se ka zbulue laboratorë të sofistikuem për kultivimin e bimëve narkotike, me ç’rast ka arrestue nji person të dyshuem nga Peja.

Simbas policisë, gjatë bastisjes së shtëpisë së të dyshuemit, janë gjetë mjete për prodhimin e bimës të llojit kanabis-sativa.

Lexoni njoftimin e plotë të policisë:

Në vazhdën e luftës së pakompromis ndaj personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale e në veqanti atyre me substanca të dyshuara narkotike, Policia e Kosovës, respektivisht Njësiti antidrogë në Rajonin e Pejës pas një pune operativo-hetimore si dhe informacioneve të pranuara nga burimet në teren me 02/08/2016 rreth orës 21:00, ka bastisur/kontrolluar shtëpinë dhe pronën e një personi të dyshuar në qytetin e Pejës. Gjatë bastisjes brenda shtëpisë janë zbuluar dy laboratorë të brendshëm të sofistikuar për prodhimin e bimës se llojit Kanabis Sativa i pajisur edhe me sistem të nxehjes, ftohjes, ndriçimit, ventilimit ujitjes etj. Bastisja ka rezultuar edhe me gjetjen edhe një revolje.

Në këtë rast është arrestuar personi i dyshuar me inicialet si më poshtë:

B. H. i lindur me 1966, M/K/SH, Pejë

Si rezultat i operacionit si dëshmi janë sekuestruar:

– Dyqind e njëzet e tetë (228-të) bimë të llojit Kanabis sativa te gjatësisë prej 5 cm deri 2 metra

– Një (1) komplet i plastikëve për mbjelljen e bimëve,

– shiringa,

– Dy (2) termometra,

– Dy (2) kanistër të mëdhenj për ujë të 200 litrave,

– Dy (2) pompa për tërheqje të ujit,

– Një (1) pako me doreza të plastikës,

– Pesë (5) shishe plastike me lëng simulues për bime me mbishkrimin ROOT Stimulator bllom ATAMI dhe Tera lives dhe tera max një litërshe ,

– Një (1) kanistër me mbishkrimin Hesi BLOOM complex, (20 kg),

– Ndriçim i improvizuar me neona 7 copa,

– 29 saksi të plastikes te zbrazëta,

– Një(1) shishe plastike 0.5 L,

– Kanistër plastike 5 litërshe me mbishkrimin Camma PK 13/14, kanistër plastike me mbishkrimin HESI,

– Një (1) palë gërshëre,

– Një (1) marker i zi permanent,

– Dy (2) shishse plastike nje litërshe ATA PK13-14,

– Dy (2) filete të mëdhenj për pastrim të ajrit,

– Tabela elektrike me siguresa,

– Kanistër plastike për ujitje një,

– Flladitëse me rryme 4 copa,

– Pompë për spërkatje e mbushur me pesticide të cekura si me larte,

– Kuti plastike Rhizopon 20 grameshe stekpoeder,

– Kuti plastike 300 ml cilonex,

– Faktur nga Holanda ku janë blere pesticidet e cekura me larte, kabllo elektrike,

– Folie e shtruar ne dysheme për mbajtje te ujit,

– Folie e ngjitur për muri për nxehtësi,

– Pako me folie dhe gyp i folies për ajrosje të papërdorura,

– Kutia e dritave me poqa rezervë të firmës filips,

– Transformator me kabllo i rrymës, trafo për transformator të ndriçimit.

Ndaj personit të dyshuar me vendim të prokurorit është caktuar ndalimi prej 48 orëve për procedurë të mëtejme sipas ligjit.

 

2-laboratoret

 

3-laboratori

 

4-laboratori