Policia: Radarët statikë kanë me u vendosë në vitin e ardhshëm

Radarët statikë kanë me u vendosë nëpër rrugët e Kosovës në fillim të vitit të ardhshëm, ka thanë për Indeksonline, Daut Hoxha zadhënës i Policisë së Kosovës.

Simbas tij, gjatë vitit 2017 Policia e Kosovës, ka me u pajisë me nji sërë pajisjesh mobile tue përfshi edhe radarët nëpër kerret e policisë.

“Ju njoftoj se çashtja e rregullimit të infrastrukturës dhe sinjalistikës rrugore kërkon bashkëpunim, mbështetje dhe përpjekje intensive edhe nga akterët tjerë institucionalë si nga niveli lokal-komunal, por edhe ai qendror-ministror.

Na në kuadër të Policisë, përveç angazhimeve për nji bashkëpunim dhe bashkërendim të përpjekjeve në këtë aspekt kemi parapa që në nji t’ardhme të afërt t’i ngritim kapacitetet tona edhe me pajisje mobile që mund të vendosen edhe nëpër kerre zyrtare për të qenë ma efikas dhe efektiv në menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor, identifikimin e kryesve të kundërvajtjeve në rrugë, me të vetmin qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik dhe zvogëlimin e numrit të tyne”, ka thanë Hoxha