Policia: Reportazhi nga televizioni italian për terrorizmin në Kosovë, nuk paraqet gjendjen reale

Foto nga dokumentari italian

Policia e Kosovës ka reague lidhun me publikim e nji artikulli nga televizioni italian lidhun me nji kamp të terrorizmit në katundin Debëllde të Kosovës.

Simbas policisë, lajmi i publikuem nuk paraqet gjendjen reale në Kosovë. Në reagim thuhet se masat e marra nga institucioneve e Kosovës dhe arrestimi i disa personave të dyshuem që merren me rekrutim të terroristëve paraqet gjendje tjetër në krahasim me dy vjet ma parë.

“Policia e Kosovës ban me dije dhe sqaron se lajmi i publikuem nuk paraqet gjendjen reale në Republikën e Kosovës dhe se masat e ndërmarra parandaluese nga institucionet ligjzbatuese, tue përfshi edhe arrestimin e personave të dyshuem që merreshin me rekrutim, si dhe të atyne që kanë qenë pjesë e grupeve të caktueme që ndërlidhen me terrorizmin, kanë rezultue që sot të kemi nji gjendje krejt ndryshe në aspektin pozitiv krahasue me dy vjet ma parë”, thuhet në reagim.

Polica vlerëson se sensibilizimi apo vetëdijesimi i vazhdueshëm i qytetarëve nga ana e institucioneve relevante të Republikës së Kosovës, si të nivelit qendror po ashtu edhe të atij lokal, dhe shoqnisë në përgjithësi, ka ndikue që të parandalohen rastet e tilla, të kemi nji situatë mjaft të mirë dhe stabile në tanë territorin e Republikës së Kosovës, tue përfshi edhe katundin Debëllde, të cilës i referohet lajmi që aktualisht ka paraqitë lajmin e disa vjeteve të mahershme e jo të gjendjes së tashme.

“Pra, rikonfirmojmë se situata e paraqitun në lajmin e publikuem nuk paraqet gjendjen reale të Kosovës dhe të katundit në fjalë, në të cilin nuk kanë egzistue asnjiherë kampe të rekrutimit, siç paraqiten në lajmet e publikueme si vend me kampe rekrutimi të ISIS’it, por vite ma parë ka pasë raste të shpërndamjes së ideologjisë fetare ndaj të cilave ka ndërmarrë veprime Policia e Kosovës”, thuhet ndër të tjera në reagimin e policisë.