Policia ruen Kuvendin e Kosovës 24 orë

Policia e Kosovës asht në kërkim të autorëve të sulmit me granatë ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës, mirëpo në ndërkohë ka shtue masat e sigurisë përreth objektit të legjislativit të vendit.

Si pasojë e sulmit të fundit, tashma përreth objektit të Kuvendit të Kosovës vazhdimisht po qëndrojnë forca policore, të cilat nga afër po vëzhgojnë objektin e institucionit më të naltë shtetnror, i cili mbrenda pak muejsh disa herë ishte cak i sulmeve.

Ruejtja e Kuvendit nga Policia me kontrollë të shtuem, ndoshta ka me ba që ky insstitucion mos me pasë ma sulme në të ardhmen.