Policia serbe kallxon pse e arrestuen Nehat Thaçin!

Ministria e Punëve të Mbrendshme në Serbi ka konfirmue zyrtarisht se sot në Serbi asht arrestue Nehat Thaçi, viti i lindjes 1976 nga Ferizaji, në bazë të nji urdhën-arresti me urdhën të Gjykatës së Naltë për krim dhe terrorizëm në Nish, shkruen Tanjug.

Drejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicë u arrestue mbramë rreth orës 20:00 në vendkalimin administrativ në Konçul, kur dha dokumentacionin për hymje në territorin serb.

Në bazë të vendimit të Gjykatës së Naltë në Nish, Nehat Thaçit ju shqiptue paraburgimi në vitin 2010.