Policia shkatërron armët e vogla në Ferizaj

Policia e Kosovës ka me shkatërrue sot nji numër të madh të armëve të vogla dhe të lehta.

Kjo ngjarje organizohet nga Ministria e Punëve të Mbrendshme dhe mbështetet nga Zyra Qendrore për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta (SEESAC), Zyra e Jashtme Gjermane dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkueme.

Shkatërrimi ka m’u organizue nga Policia e Kosovës dhe ka m’u mbajt në “Metal Holding” në Ferizaj.