Policia shoqnon tre persona në stacion, kjo asht mbi votuesit

Nji votues asht ankue se i asht ba presion nga disa të rijë para se me hy në qendrën e votimit në shkollën “Lekë Dukagjini” në Prizren.

Rexhep Kryeziu tha për KALLXO.com se tue hy në qendër të votimit, tre persona e kanë ndalë dhe e kanë pyet se për kend ka me votue.

Kryeziu tha se e ka lajmërue policinë për atë që e ka konsiderue si presion.

Policia ka reague tue i marrë në pyetje tre personat të cilët kanë qëndrue n’oborr të shkollës dhe më pas i kanë shoqnue në stacion policor.