Policia shpërthen bombën te shtëpia e Murat Mehës

Shtëpia e kryetarit të Komisionit Shtetnor për Demarkacionin, Murat Mehës, asht rrethue me shirita të policisë mbasi asht dhanë alarmi për nji mjet shpërthyes në mjediset e saj.

Policia e Kosovës ka konfirmue se asht tue u marrë me këtë rast.

“Rreth orës 14, policia asht njoftue se ne terasën e nji shtëpie në lagjen ‘Dardania’ ndodhet nji mjet shpërthyes. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë tue u marrë me rastin”, tha për KALLXO.com, zadhanësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Njoftimi për mjetin shpërthyes ka ardhë pak çaste para se Murat Meha me dalë para gazetarëve bashkë me kryeministrin Isa Mustafa për me prezentue marrëveshjen për demarkacionin e kufinit me Malin e Zi.