Policia: Shumica e sulmeve seksuale të Këlnit do të zbulohen!

Shefi i policisë së Këlnit, Juergen Mathias, ka deklaru se shumica e mashkujve që sulmuen seksualisht femnat në këtë vend, gjatë natës së ndërrimit të viteve mbase nuk do të kapen kurrë.

Ai asht shpreh se filmimet nga kamerat e sigurisë nuk janë cilësore dhe në to nuk identifikohen dot krimet seksuale.

Simbas mediave vendase, deri tash detektivët gjermanë kanë identifiku 75 persona, shumica e të cilëve nga Afrika e Veriut që kanë mbërri ilegalisht në Gjermani ose që kanë kerkue azil.

Kujtojmë se, ma shumë se 500 denoncime u banë në polici për atë natë dhe 40% e tyne janë për krime seksuale.

Tash vetëm nji person i arrestuem dyshohet për krime seksuale, ndërsa 13 të tjerë janë vanë në pranga për vjedhje.

Paraardhësi i Mathies, Wolfgang Albers u shkarku nga detyra për menaxhimin e dobët të situatës nga policia në natën e ndërrimit të viteve.

Simbas nji raporti zyrtar, policia e Këlnit bani gabime serioze tue mos thirr përforcime dhe për mënyrën si lajmëroi publikun.