Policia: Siguria në nivel pamvarësisht arrestimeve për terrorizëm!

Shtatë të arrestuemit nën dyshimin për përfshimje në vepra terroriste nuk kanë ndikim në situatën e sigurisë në Kosovë.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë thanë se rastet e tilla nuk duhet të shihen me shqetësim.

Policia e Kosovës ka arrestue sot, shtatë persona, nën dyshimin se janë perfshimë në vepra terroriste dhe kundër rendit Kushtetues të Kosovës.

Akcioni asht ndërmarrë nga Forcat e Njisisë Speciale të Policisë së Kosovës.

“Personat e arrestuem tash janë në organet e drejtësisë. Kosova konsiderohet se asht nji vend stabil, i qetë, por kuptohet nganjiherë me disa incidente që ndodhin, mirëpo mund të themi se nuk ka asnji indikacion për shqetësim apo për ndonji rrezik potencial të mundshëm”, tha Kelani për REL