Policia spanjolle arrestoi 126 shqiptarë, qe pse!

Policia kufitare e Barcelonës në Spanjë, ka arrestue 126 shtetas shqiptarë të cilët tentonin me kalue ilegalisht për në Britaninë e Madhe.

Simbas burimeve policore, shqiptarët kishin hy në zonën SChengen me pasaportat e tyne, e ma tej për në Britani tentuen me kalue me pasaporta të falsifikueme greke dhe italiane.

Të arrestuemit synonin me përdorë Barcelonën si transit për me kalue në Mbretninë e Bashkueme.

Policia sekuestroi 172 dokumente të falsifikueme.