Policia spanjolle mbyll vendvotimet për referendumin e nesërm (foto)

Policia në Catalonia i ka dhanë prindëve, fëmive, dhe aktivistëve nji afat kohor për m’u largue nga shkollat, tue synue me parandalue referendumin e pamvarësisë i cili ka m’u mbajt nesër.

Prindët që mbështesin Pamvarësinë e Catalonia’s kanë organizue grupime të ndryshme për me i nxenë shkollat gjatë fundjavës, në mënyrë që ato m’u përdor si vendvotime.

Qeveria e Spanjës e konsideron referendumin si të paligjshëm dhe Gjykata Kushtetuese e vendit e ka pezullue atë, kurse katalonasit janë zotue se kanë me vazhdue përpara në votim.

Forcat policore katalunase janë nën urdhën që të zbrazin ndërtesat deri nesër në orët e hershme, tue largue nga aty prindët dhe studentët.

Enric Millo, përfaqësues i qeverisë qendrore në Catalonia u tha gazetarëve se mbi 1 mijë e 300 qendra nga 2 mijë e 315 janë mbyll.

Ky zyrtar tha se askush nuk ka m’u lejue me hy në këto institucione.

Ministri i jashtëm i Spanjës ka thanë se plani i qeverisë katalunase asht antidemokratik, dhe asht në kundërshtim me qëllimet dhe idealet e Bashkimit Europian.

 

Spanish national police vehicles enter the port of Barcelona. Hundreds of Spanish police and civil guard reinforcements are housed in two ferries ahead of the referendum tomorrow 

Independence supporters, many wearing the colours of FC Barcelona - the region's successful football club - clung from the tractors in a loud, forceful show of strength, while the estelada was draped around dozens of supporters

Catalan police arrive at the Cervantes school in Barcelona 

People unfurl the Catalan pro-independence Estelada flag during a protest called by the organization 'Galicia with Catalonia' in Santiago de Compostela today