Policia thotë se nji kalimtar i ndihmoi 63 vjeçarit nga Gjilani (video)

Dje e sot nëpër media ka qarkullue nji video ku shihet nji i moshuem teksa humb vetëdijen në mes të rrugës dhe shtrihet për toke. Ma vonë, asht konfirmue se i njajti person edhe ka ndrrue jetë, përderisa në video nuk shihet asnjani nga dëshmitarët e rastit të iu afrohen atij për m’i dhanë ndihmë.

Mirëpo, simbas Policisë së Kosovës nji gja e tillë nuk asht e vërtetë.

Ata tashma kanë identifikue dëshmitarin okular të kësaj ngjarje, i cili edhe në video shihet tue iu afrue disa herë 63 vjeçarit që qëndronte pa ndjenja, i shtrijtë për toke.

Zadhanësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmue për Indeksonline se simbas të gjitha dëshmive dhe konfirmimeve që kanë, ky dëshmitar ka thirrë ekipet e ndihmës së shpejtë dhe të policisë, menjiherë sapo e ka pa këtë rast.

“Dëshmitari në fjalë, i cili shihet ma afër 63 vjeçarit, ka thirrë Qendrën Emergjente-Ambulanten dhe Policinë e Kosovës, dhe ka raportue për këtë rast. Kjo tashma asht vërtetue nga ana jonë. Megjithatë, Prokuroria po merret me rastin”, ka thanë Hashani.