Policia tregon qysh i nxuni në pritë rusët dhe serbët në Podujevë

Policia e Kosovës ka thanë se kishte pase informacione paraprake për hymjen ilegale të gjashtë rusëve dhe pesë serbëve në Kosovë, të Martën.

Përmes nji njoftimi për media, Policia ka tregue se qysh i nxuni në pritë 11 personat që dyshohen se e kaluen ilegalisht kufinin Serbi-Kosovë, dje rreth orës 13:00.

Komunikata:

Këta 11 persona kishin hyrë në Kosovë me dy vetura, të cilat ishin të regjistruara në Serbi.

Policia ka pasur informacione paraprake për ardhjen e gjashtë rusëve dhe pesë serbëve.

Policia e Kosovës, në këtë rast zyrtarët kufitar me datën 08.08.2017 rreth orës 13:00, përmes rrugëve operativo-hetimore kanë siguruar informacione se në lagjen e quajtur Sekiraqa në fshatin Metergof të Podujevës, pritet të hyjnë në mënyrë të paligjshme disa shtetas serb dhe rus”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia Kufitare ka ndërmarr masat e nevojshme policore duke angazhuar ekipe patrulluese të kufirit, të cilat si rezultat i punës rreth orës 13:45 në lokacionin e cekur, saktësisht tek tabela paralajmëruese e KFOR-it e cila tregon afërsinë e kufirit, kanë ndaluar dy automjete të dyshuara me targa të Serbisë.”

Gjatë kontrollit të dy automjeteve “Mercedes” kombi ngjyrë e bardhë, janë ndaluar gjithsejtë njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për kalim të paautorizuar të kufirit shtetëror.