Policia turke arreston 320 persona, si të dyshuem mbas sulmit në Ankara

Rreth 320 të dyshuem, përfshi avokatë, politikanë dhe studentë janë paraburgos gjatë nji operacioni të policisë turke kundër pjesëtarëve të Partisë Punëtore Kurde.

Aksioni u realizue mbas sulmit me bombë në Ankara ku mbetën të vramë 37 persona.
Në operacionet në Stamboll, ku u përfshinë edhe helikopterë në 16 distrikte janë arrestue 29 persona, mes tyne edhe disa avokatë.

Policia tha se njani prej të dyshuemve të arrestuem i identifikuem si H.B, ishte avokat i Seher Çağla Demir, e dyshuemja kryesore për shkaktimin e sulmit të 13 Marsit në Ankara.