Policia turke arreston edhe nipin e Fetullah Gylenit

Valës së arrestimeve në Turqi, nuk i ka shpëtue as nipi i klerikut mysliman Fetullah Gylen.

Policia turke ka njoftue se ka arrestue Muhammet Sait Gylen.

Mediat turke raportojnë se Sait Gylen u arreste me urdhën të prokurorit shtetnor.
Ende nuk dihet akuzat e ngrituna ndaj tij, ndërkohë që ndalimi vjen në valën e arrestimeve të shumta që mbas grushtit të shtetit mbramjen e 15 Korrikut, ku mbi 230 persona humbën jetën.

Ma shumë se 10 mijë persona janë arrestue e mbi 50 mijë të tjerë janë shkarkue nga detyra nën dyshimin se kanë qenë pjesë e këtij puçi.

Kjo asht nji hakmarrje e presidentit Recep Tayip Erdogan, ndaj ish-mikut tash kundërshtari kryesor i tij klerikut që jeton në Shtetet e Bashkueme t’Amerikës, Gylen i cili asht edhe përgjegjësi simbas Ankarasë për grushtin e shtetit.