Policia turke vret xhihadistin e ISIS’it para se me krye sulmin terrorist

Policia turke ka vra nji militant të Shtetit Islamik (ISIS), i cili besohet se ishte tue pregaditë nji sulm vetvrasës me bombë.

Simbas agjencisë shtetnore turke të lajmeve ‘Anadolu’, militanti asht vra gjatë nji shkëmbimi zjarri me policinë.

Policia kishte kërkue dorëzimin e tij gjatë nji operacioni të zhvilluem në periferi të kryeqytetit të Turqisë, Ankara.

Ai kishte hapë zjarr ndaj policisë dhe mandej asht vra gjatë shkëmbimit me zjarr.