Policia zvicrane zbulon bandën kosovare, dyshime për 40 vjedhje!

Policia zvicrane mbas nji hetimi të gjatë ka zbulue autorët e shumë vjedhjeve të kryeme.
Mesohet se mbas këtyne vjedhjeve qendrojnë katër shqiptarë nga Kosova, shkruen new-facts.eu.

Në qendër të vëmendjes kanë qenë shumë biznise komerciale, sidomos restorantet, përcjellë albinfo.ch.

Përveç tyne kishin marrë edhe pare dhe gjësende tjera me vlerë.

Procedura e tyne pothuejse gjithmonë ka qenë e njajtë.
Ata kishin thy derën me forcë, kurse në disa raste, kishin thy edhe kasafortat.

Fokusi i vjedhjeve ka qenë në qytetin e Biberach.

Por, vjedhje ka pasë edhe në qendrat e biznisit dhe objekteve sportive në Attenweiler, Warthausen dhe Ummendorf.