Politico: Merkel liderja ma e fuqishme n’Europë, e Edi Rama i fundit në listë

edirama-7.jpg

Në artikullin e titulluem “Matrica e pushtetit: të rendisësh liderët dhe ambasadorët e Europës”, liderja ma e fuqishme në Europë ka dalë të jetë kancelarja gjermane Angela Merkel.

Në fund të listës asht Kryeministri i Shqipnisë, Edi Rama dhe ambasadorja shqiptare në BE, Suela Janina.

Simbas gazetës Politico, renditja paraqet se cilët liderë kombëtar janë efektivë në kombinimin e forcave me ambasadorët e vendit të tyne në Bashkimin Europian për me sigurue pushtet dhe influencë mbrenda BE.

Simbas kësaj renditje, Edi Rama rezulton i fundit madje ma poshtë se Nikola Gruevski, lideri autoritar i Maqedonisë i urryem në Europë.

Revista ka shpjegue edhe metodologjinë simbas të cilës janë vlerësue udhëheqësit e vendeve europiane.

Simbas saj, renditja vlerëson disa aspekte. Ma konkretisht simbas Politico, për Kryeministrat dhe Presidentët matrica e saj u përgjigjet disa pyetjeve si: A kanë nji Qeveri stabile, a e qeverisin vendin dhe a e përcaktojnë agjendën e tij politike?

Po kështu ajo përpiqet me iu përgjigj pyetjeve nëse këta udhëheqës kanë nji strategji koherente dhe nëse kanë pozita të forta negociuese në Europë.