Politika mban peng të pagjetunit e luftës

Në prag të 27 Prillit, Ditës për të Pagjetunit, kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetun, Prenk Gjetaj, deklaroi mbas takimit të këtij Komisioni, se kjo kategori asht peng e politikës. Ai pranoi mungesën e nji strategjie që kishte me lehtësue punën për identifikim e personave të zhdukun.

Gjetaj foli edhe për vazhdimin e gërmimeve të ndërpreme në Dhetor të vitit të kaluem, në Kishevakut të Serbisë.

Të evidentuem si të zhdukun në luftën e Kosovës, vazhdojnë me qenë edhe 1667 persona.

Adresa kryesore për zbardhjen e fatit të tyne asht Serbia, e cila vazhdon mos me bashkëpunue në përpjekjet e Kosovës për këtë qëllim.