Politikani hungarez sugjeron me vnue krena të derrave në kufi për me i trembë refugjatët

Mesa doket vendosja e dordolecëve në gardhet kufitare të Hungarisë për me i trembë refugjatët, nuk asht e mjaftueshme dhe vendosja e krenave të derrave kishte me qenë nji pengesë edhe ma e mirë, kjo simbas nji deputeti hungarez të Parlamentit Europian.

Deklaratat e politikanit hungarez, Gyorgy Schopflin, në Twitter, kanë shkaktue nji lum kritikash dhe komentesh online, raporton “RT”.

Schopflin, i cili përfaqëson partinë në pushtet Fidesz në Parlamentin Europian, ra “dakord” se krenat e derrave kishin me i pengue emigrantët në mënyrë më efektive.

76120719_Hungary_Serbia_border_FOREIGN-large_trans++ZgEkZX3M936N5BQK4Va8RWtT0gK_6EfZT336f62EI5U

Të Premten, drejtori i “Human Rights Watch”,  Andrew Stroehlein, dënoi vendosjen e dordolecëve mbi gardhet kufitare si përpjekje për me i trembë refugjatët.

Stroehlein tha gjithashtu se, ishte absolutisht e papranueshme për nji deputet europian që të dilte me nji propozim të tillë.