Politikani serb: Marrëveshjen me Kosovën jau kemi borxh fëmive tanë

Lideri i Parisë Liberale Demokratike në Serbi, Ceodmir Jovanovic, ka ripërsëritë qendrimet e tij se Serbia duhet me ba nji marrëveshje përfundimtare me Kosovën.

Ai ka deklarue se nji marrëveshje e tillë asht e nevojshme, por edhe e mundshme.

“Marrëveshja për Kosovën asht e nevojshme dhe e mundun, këtë të paktën jau kemi borxh fëmive tanë”, ka deklarue Jovanovic.