Politikani serb: Seselj ishte pjesë e politikës kriminale të Milosevic’it, ka mbjellë frigë e urrejtje

Pafajsia e Seselj nuk mundet me largue krimin nga politika e viteve të 90’ta ku ka qenë e përfshime shoqnia jonë dhe i gjithë rajoni, ka thanë Cedomir Jovanovic, kryetari i Partisë Liberal Demokratike në Serbi, mbasi Trubunali i Hagës e liroi nga akuzat Vojislav Seselj që ishte i akuzuem për krime në Bosnjë dhe Kroaci.

Ai tha se “paaftësia e prokurorisë për me i vërtetue qartë krimet e Seselj, nuk duhet me qenë arsye për me heq dorë nga vlerat dhe për me ndryshue qëndrim karshi Seselj, i cili gjithmonë ka me mbetë nji nga personalitetet ma të çuditshme”, shkruen Tanjug.

Jovanovic shtoi se Seselj ka mbjellë urrejtje dhe frigë, dhe ishte pjesë e politikës kriminale të Milosevic’it.