Video: Politikanin anglez e bajnë për spital anëtarët e partisë së tij

Politikani britanik i favorizuem për me marrë përsipër postin si lider i partisë “Ukip” Steven Woolfe asht rrxue pa ndjenja në Parlamentin Europian dhe asht në gjendje të randë, mbas nji sherri fizik në takimin e deputetëve të partisë së tij, raporton The Independent.

Udhëheqësi i përkohshëm, Nigel Farage, tha se Steven, zadhënësi i emigracionit te kësaj partie, ishte dërgue në spital mbas incidentit në ndërtesën e parlamentit në Strasburg. Burimet raportuen se ai ishte goditë në ftyrë dhe mandej ka mujt me u goditë në krye.

auto_steven-woolfe1475756492

Kjo vjen vetëm nji ditë mbasi Woolfe shpalli kandidaturën si lideri i ardhshëm i partisë, mbas dorëheqjes së Diane Jakob.