Poloni: 15 mijë protestues për me mbrojtë demokracinë

Rreth 15 mijë persona parakaluen sot në Warsaw të Polonisë, për me mbrojtë demokracinë dhe për me tregue solidaritetin e tyne me Lech Walesa, i akuzuem për bashkëpunëtor me ish policinë sekrete komuniste.
Manifestuesit me parrullën “Na, populli”, janë mbledhë me thirrjen e Komitetit të Mbrojtjes së Demokracisë (KOD), nji lëvizje qytetare e krijueme për me ju kundërvënë masave të diskutueshme të partisë Ligj dhe Drejtësi (Pis) e Jaroslaw Kaczynski, në pushtet prej muejit Tetor.
“Na jemi mbledhë për me tregue se më e randësishmja asht liria dhe demokracia”, deklaroi lideri i KOD Mateusz Kijowski. përpara manifestuesve, të mbledhun afër stadiumit kombëtar.
E për here të parë, shumë personalitete politike të opozitës e të gjitha partive tjera morën pjesë në këtë manifestim.