Polonia kërkon 1 miliard $ damshpërblime nga Gjermania

Polonia ka rihap çashtjen e damshpërblimeve me Gjermaninë tue shtue tensionin me Berlinin zyrtar.

Varshava ndodhet nën presionin e BE’s për arsye të zhvillimeve të mbrendshme politike që simbas Brukselit zyrtar po kërcënojnë demokracinë e këtij vendi.

Në këtë kuadër çashtja e damshpërblimeve asht nji mënyrë për me kushtëzue veprimet e Gjermanisë.

“Duhet t’ulemi për nji bisedë serioze me gjermanët dhe të vrasim mendjen së bashku se si mund të zgjidhet problemi. Damet e luftës mund të jenë në shuma trishifrore miliardëshe”, asht shpreh për radion RFM FM, Ministri i Jashtëm polak, Witold Waszczykowski.

 

Shperndaje në: