‘Polonia mundet m’u largue nga Bashkimi Europian’

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, asht shpreh i shqetësuem mbasi vendi i tij, Polonia mundet m’u largue nga Bashkimi Europian.

Deklaratat e Tusk vijnë në mesin e konflikteve në mes të Bashkimit Europian dhe partisë, Ligji dhe Drejtësia nga Polonia, mbas tentimeve të kësaj të fundit për me reformue sistemin e drejtësisë.

BE ka shpreh shqetësim edhe për premjen masive të drujve në vend.

Qeveria polake i ka hedh poshtë kritikat e BE’s, dhe ka refuzue me ju përmbajt nji ligji të Gjykatës Europiane të Drejtësisë për me ndalue premjen e pyjeve.

“Këto deklarata duket se janë fillimi i shejave që Polonisë nuk i duhet Bashkimi Europian. Frigësohem se jemi shumë afër këtij momenti”, u ka thanë Tusk gazetarëve.