Pompat e benzinës në mes të Prishtinës – të komandantëve të UÇK’s. Qytetarët: Sapo e shohin emnin, drejtësia mënjanon rastin !!

Në shumë lagje të kryeqytetit shihen pika të karburantve në afërsi të vendbanimeve, madje disa prej tyne edhe ngjitë me shtëpitë, e që vazhdojnë me fuknsionue pa u shqetësue për rrezikun që u kanoset qytetarëve.

Televizioni Rrokum vizitoi disa nga pikat e karburanteve që gjenden në afërsi të shtëpive e banesave, për të cilat qytetarët thonë se jetojnë me ndjenjën e frigës për ndonji shpërthim të mundshëm.

Por ndër ma problematiket, duket se asht nji pikë karburanti që gjendet krejt ngjitë më shtëpinë e Afrim e Arton Ymerit në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.

Përveç rrezikut nga eksplodimi, ai përmendi edhe ndotjen e ujit të bunarit, i cili që 4 vite iu ka kërkue institucioneve largimin e kësaj pike të karburanteve.

Ai poashtu mbrapa kameras sqaroi se prona në të cilën gjendet kjo pikë e karburantve asht e tij, por i asht uzurpue nga nji ish-komandat i UÇK’s, që ai thotë se asht nga zona e Drenicës. Madje, Ymeri thotë se ka ngritë padi në gjykatë, por nuk shpreson se drejtësia ka me veprue, sepse simbas tij, sapo e shohin landën dhe njihen me emnin e uzurpatorit, drejtësia e mënjanon rastin.

E këto ankesa i mbështet edhe nji tjetër qytetar, i cili nuk pranoi me u identifikue.

“Këtë pompën e Jugo Petrolit… e kanë uzurpue këta komandantët e UÇK’s edhe vazhdon ende të jetë ashtu…Osht s’di e cilit komandant, se këtu me kallasha janë gjuejtë në ’99, se cili po e merr..”, tha qytetari per Rrokum TV.

E deklarata e Ministres së Tregtisë e Industrisë Hykmete Bajramit e dëshmon ma s’miri se ankesat e qytetarëve po shkojnë në vesh të shurdhët.

Si kuptohet nga fjalët e ministres Bajrami, nuk ka randësi vendodhja e karburantve, por plotësimi i kushteve të sigurisë.