Krasniqi: Pushtetin s’e duem ndryshe përveç me zgjedhje demokratike!

kupaaa

Jakup Krasniqi ka thanë se janë për liberalizimin e vizave dhe për dialog me shtetet fqinjë.

Por, asnjiherë s’do të pranojnë as liberalizim me kushtëzime dhe as dialog pa kushte.

Krasniqi ka thanë se janë kundër krimit e korrupcionit.

Derisa zgjidhja e kësaj krize ka thanë se asht te dorëheqja e Qeverisë dhe mbajtja e zgjedhjeve të reja.
Krasniqi ka thënë se janë për dialogu me Serbinë, por vetëm kur te njeh shtetin e Kosovës.

“Na i themi po liberalizimit të vizave, por i themi jo kushtëzimit të vizave me demarkacionin. Na jemi këtu për me i thanë marrëveshjeve të damshme që kanë ba Mustafa dhe Thaçi”, ka thanë Krasniqi.

————————————-

Jakup Krasniqi prej Nismes ka thane se opozita i thote po liberalizimit por jo edhe atij liberalimit me demarkacionin ku Kosova i humb mbi 800 hektare toke.

Pale Lekaj prej AAK’s tha se Kosova po keqqeveriset dhe se kjo qeveri duhet me shkue ne shpi.

Televizioni Rrokum asht tue transmetue LIVE, protesten e opozites.

————————————

Mija protestues kanë mbërri në Prishtinë për të protestu kundër Qeverisë së Kosovës.

Qytetarët u janë bashkue AAK’s dhe NISMA’s për Kosovën për të kundërshtue dy marrëveshjet e arrituna me Malin e Zi e Serbinë.

Zyrtarët e Vetëvendosjes kanë shpreh dyshime se dy partitë tjera mund të organizonin nji protestë ku do të merrnin pjesë shumë qytetarë.

Por, zyrtarët e AAK’së dhe NSIMA’s kanë thanë se kjo do të jetë protesta ma e madhe e mbasluftës.