Popullsia shqiptare urë e randësishme mes dy shteteve!

cunguthaci

Presidenti Hashim Thaçi, gjatë takimit me kryetarin e Ulqinit, Nazif Cungu, e ka siguru atë se shqiptarët e Malit të Zi do të kenë vazhdimisht mbështetjen e tij personale dhe të Kosovës, tue e uru atë për rimarrjen e detyrës së kryetarit të komunës, si dhe për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO të Malit të Zi.

“Marrëdhaniet mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi gjithnji e ma shumë janë tue u përmirësu dhe popullsia shqiptare në Mal të Zi asht nji urë e randësishme komunikimi dhe lidhje mes dy shteteve”, ka thanë Thaçi.

Kryetari i Ulqinit, Nazif Cungu, mbasi uroi presidentin Thaçi për marrjen e detyrës së re, mirëpriti qetësimin e situatës politike në Kosovë.

“Kur Kosova asht qetë, edhe shqiptarët që jetojnë në trojet e tyne në shtetet e tjera qetësohen, mirëpo kur Kosova asht e tensionueme, ata ndihen shumëfish të shqetësuem”, tha kryetari i Ulqinit, Nazif Cungu.
Presidenti Thaçi e njoftoi kryetarin e komunës së Ulqinit, që në t’ardhmen e afërt do të ketë vizitë zyrtare në Mal të Zi dhe si qytetar nderi i Ulqinit, padyshim që do të vizitojë perseri edhe Ulqinin.

 

2-cunguthaci

 

3-cunguthaci