Poroshenko: Ukraina don me u nda krejt nga bota ruse!

Ukraina përkujtoi sot përvjetorin e tretë të kryengritjes pro-europiane të Maidanit që, tue pague me gjak vullnetin për afrimin me BE’n, aktivizoi ndamjen e saj me botën ruse, simbas presidentit Petro Poroshenko.

Protesta pro-europiane mori formë në sheshin qendror të Kievit më 21 Nandor 2013 dhe përfundoi tre muej ma vonë me rrximin e presidentit prorus Viktor Yanukovych, mbas vdekjes së qinda manifestuesve dhe 20 forcave policie në konfrontimet e dhunshme.

”Levizja e Maidanit i dha fund së shkuemes tonë ruso-sovjetike dhe periudhës post-sovjetike.

Ai ndau botët tona ukrainase dhe europiane me atë të botës ruse”, deklaroi Poroshenko gjatë nji ceremonie në Kiev.

Ukraina akuzoi Rusinë si përgjegjëse e vrasjeve të Maidanit, gjatë shkëmbimeve të zjarrit në demonstrata që kishin si objektiv protestuesit në kushte ende të pazbardhuna.

Moska hedh poshtë akuzat e ngrituna kundër saj.