Porosia e Nuland për liderët kosovarë

Nënsekretarja e Shtetit të SHBA’ve, Victoria Nuland ka kërkue hapa konkret nga Kosova para vjeshtës meqë në Amerikë zhvillohen zgjedhjet presidenciale.

Në takimin me Presidentin Thaçi, Nuland ka thanë se për SHBA, drejtësia mbetët prioritet.

Me këtë rast, Presidenti i Kosovës ka kallxue se janë tue marrë hapa konkretë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Ai ka thanë se edhe Demarkacioni duhet me u kry në mënyrë që kosovarët me lëvizë pa viza.

Nënsekretarja Nuland përshëndeti arritjet e Kosovës, veçanërisht në luftimin e korrupsionit, por edhe theksoi që nevojitet me u ba edhe ma shumë.

“Drejtësia mbetet prioritet për SHBA’të”, theksoi Nuland.

“Asht mirë që Kosova me i ba hapat e nevojshëm para vjeshtës dhe kështu me ruejtë momentumin e zhvillimeve pozitive”, përfundoi Nuland