Portugalia kampione e Europës

Portugalia ka shenue fitore 1-0 ne finalen e madhe te Europianit tue u shpalle kampion i Europes, per here te pare ne histori.

Zavendesuesi Eder ishte heroi i ketij triumfi te madh, mbasi qe shenoi gollin qe ka vleren e kampionit ne minuten 110 te shteses se dyte.

Portugalia dhe Franca kane zhvillue nji ndeshje taktizuese, e cila ka ba qe koha e rregullt me u mbylle pa golla.

Ne ndeshjen ma te randesishme me Kombetaren e tij, lojtari ma i mire portugez Cristiano Ronaldo nuk pati fat, sepse i lendue gjate pjeses se pare. Kjo bani qe ai me u nderrue detyrimisht.

Te dyja ekipet paten raste te mira per me shenue, por portieret ishin ne nivel te nalte.

Megjjthate, ne minuten 110 sulmuesi i Portugalise Eder shenoi nji goll te bukur, tue i heshte francezet e favorizuem.