Posta e Kosovës promovon pullën postare ‘Shejtnimi i Nanës Terezë’

Posta e Kosovës ka ba promovimin e pullës postare “Shejtnimi i Nanës Terezë”, ku ka marrë pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa.

Sejdi Hoxha, kryshef egzekutiv i Postes ka thanë se kjo asht nji nga pullat postare ma te çmueshme, raporton Rrokum.TV.

“Kjo pullë ka me i përcjellë lutjet e Nanës Tereze”, ka shtue Hoxha.

14011770_1140460695991039_1895374861_n

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në fjalën e tij ka thanë se “për Republikën e Kosovës asht ndjenjë e veçant qe me respektue nji figurë te jashtëzakonshme siç asht Nana Terezë.

“Figura e Nanës Tereze asht figura e madhe e sakrificës shpirtnore e fizike”, ka thanë Mustafa, raporton Rrokum.TV.

14012068_1140461759324266_1188956866_n

Këtë ngjarje, shqiptarët e festojnë ma ndryshe, për shkak të kombësisë së Nanës Tereze. /Rrokum.TV