Pozita dhe opozita s’pajtohen për deklaratën e liberalizimit të vizave!

Derisa partitë në koalicion e kanë mbështet deklaratën me të cilët kerkohet liberalizimi i vizave për Kosovën, asht opozita ajo që e ka kundërshtue atë, tue mos u pajtue me përmbajtjen e saj.

Përfaqësues të Vetëvendosjes, AAK dhe Nismës kanë qenë kundër deklaratës ashtu si asht lexue nga kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka kërkue nga krejt partitë arritjen e konsensusit në mënyrë që deklarata me u votue në Kuvend.

Për me tentue harmonizimin e deklaratës, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli kerkoi 15 minuta pushim.