Pozita e Opozita nuk merren vesh rreth deklaratës për liberalizmin e vizave

Në Komisionin për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës ka përfundue takimi pa marrëveshje për nji deklaratë të përbashkët për liberalizimin e vizave dhe ndikimin e procesit të Demarkacionit me Malin e Zi, sikur dhe marrëdhaniet me këtë shtet.

Në fund të këtij takimi pa marrëveshje, ka mbetë që Kryesisë së Kuvendit me ju dërgue nji draft-deklaratë e tri draft-propozimeve nga partitë opozitare, që të përfshihet në deklaratën përfundimtare. Kjo letër asht mendue që me shkue në drejtim të organizmave të naltë të Bashkimit Europian.

Shefat e Grupeve Parlamentare kanë provue nga fillimi i kësaj jave që të përafrojnë qëndrimet tue dashtë me dalë me nji deklaratë të përbashkët, e cila në formë të nji letre kishte me ju dërgue organizmave ma të naltë në Europë me porosi për dhe rreth çashtjes së Demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi.

Arsye kryesore ishte çashtja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Me nji letër që sot iu ofrue anëtarëve të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit, përfaqësuesit e partive në pushtet kërkuen që të pranohet edhe nga partitë e opozitës, dhe si e tillë me ju dërgue personave dhe institucioneve që duhet adresue.

Megjithatë, tri partitë opozitare kërkuen që të ndryshohet përmbajtja e kësaj letre, dhe si kundërpërgjigje ata u ofruen nji letër tjetër me disa pika të plotësueme.