Pozita po e pret opozitën për takim!

Përfaqësuesit e Qeverisë së vendit thonë se janë tue prit indikacionet e opozitës për gatishmëninë e mbajtjes së takimeve, në mënyrë që të gjendet nji zgjidhje për çashtjen e Demarkacionit të kufinit me Malin e Zi.

Mirëpo, subjektet opozitare në vend thonë se deklaratat e pushtetarëve e takime të perbashkëta janë joserioze, mbasi Qeveria ende vazhdon me mbrojtë versionin aktual për Demarkacionin edhe në kohën kur nuk i ka votat për me ratifikue atë marrëveshje.

Kështu, simbas përfaqësuesve të opozitës, tash asht koha ma e përshtatshme që Qeveria me ba nji hap tjetër në këtë çashtje.

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit të vendit ka thanë për Zërin se ftesa e shefit të Qeverisë për takim me liderët opozitarë asht publike, dhe se do të caktohet data e takimit në momentin që ka indikacione për gatishmëni nga opozita.