Pozitat e zv/Kryeministrit dhe ministrit plotësohen mbas betimit të Presidentit

Dy pozitat e lana bosh nga Presidenti tashma i zgjedhun i Kosovës Hashim Thaçi, ajo e ministrit të Punëve të Jashtme dhe zavendëskryeministrit të parë, mundet me ndodh menjiherë mbas ceremonisë së betimit të Thaçit në pozitën e të parit të vendit.

Kështu tha për lajmi.net zadhanësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, i cili vlerësoi se ende nuk ka asgja konkrete por që, nji gja e tillë asht veç çashtje javësh.

Kjo është faza e parë dhe ne realisht po presim që një gjë e tillë të ndodhë shumë shpejt. Pastaj jemi në përgatitje edhe të ceremonisë që do të mbahet për betimin e presidentit Thaçi, e kjo kërkon pak angazhim, por ende nuk ka asgjë konkrete. Mendoj që pas ceremonisë së presidentit mund të ndodh procesi i plotësimit të këtyre pozitave”, shpjegoi Abrashi.

Ai bani të ditun se për këtë çështje, edhe Kryeministri Isa Mustafa ka sqarue se ky proces ka me u rivlerësue në baza të rregullta por jo qysh tha ai, si ndonji ndryshim apo formatizimi i Qeverisë.

Ndërsa i pyetun nëse në pozitën e zv/Kryeminstrit të parë ka me ardh Hajredin Kuçi, Abrashi tha se për këtë vendosë vetë partia tjetër në këtë koalicion – PDK.

Sa i përket asaj se a do jetë jetë Hajredin Kuçi në pozitën e zëvendëskryeministrit të parë, kjo është çështje e PDK-së që do të vendosë”, përfundoi ai.

Me 7 Prill, Thaçi pritet me dalë në foltoren e Kuvendit të Kosovës dhe me ba betimin i cili parashihet edhe me ligj.

Ndërsa, ceremonia e inaugurimit të Presidentit të zgjedhun ka me u mbajtë me 8 Prill, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.