Pranimi i Kosovës në FIFA asht i pashmangshëm

Dy ditë mbas pranimit të Kosovës në UEFA, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Shala, sot ka pritë nji delegacion të gjanë nga Federata e Futbollit të Kosovës, të kryesuem nga kryetari Fadil Vokrri.

Ministri përgëzoi FFK për punën e madhe që kanë ba në këtë drejtim. Ai shtoi se mbas pranimit në UEFA, Kosova pritet të pranohet edhe në shtëpinë ma të madhe të futbollit botnor FIFA.
E njeriu kryesor në rrugëtimin e Kosovës në UEFA, tha se tashmë andrra e shumë gjeneratave u ba realitet. Vokrri beson se procesi i ndërkombëtarizmit të futbollit tonë ka me u mbyllë në Meksiko në Kongresin e FIFA’s.

Pjesë e delegacionit të FFK’s, ishte edhe nën kryetari i Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Rainer Milkoreit, i cili ka dhanë kontribut të madh në pranimin e Kosovës në UEFA. Milkoreit tha se ky sukses asht rezultat i punës së madhe që ka ba FFK-ja.

Ndërsa për kontributin e dhanë, Ministri Shala ka nda nji dhuratë simbolike për Milkoreit.