Pranimin historik të Kosovës në UEFA, Serbia kurrqysh me përbi! Paralajmëron ankesë në CAS

serbia.jpg

Çmendunia serbe e ka arritur kulmin, tue paralajmërue kështu ankesë në Gjykatën Sportive në Lozanë (CAS).

Në nji konferencë të përbashkët për media këtë e kanë paralajmërue drejtori i zyrës për Kosovën, Marko Djuric dhe ministri i Sportit, Vanja Udovicic.

“Shteti ka me i ndihmue federatës sportive, në mënyrë që ky vendim mos me kalue lehtë dhe ashtu qysh e kanë paramendue separatistët”, tha Djuric.

Udovicic dhe Djuric vlerësuen se me vendimin e Kongresit të UEFA asht shkel e drejta, asht hedhur nën kambë Statuti i UEFA’s, kurse sporti u vu në funksion të politikës.

Simbas tij, ky vendim mundet me shërbye si pretekst për ndamje të reja në shtëpinë e futbollit europian, për me hap shumë çashtje tjera, ku simbas Djuric tashma egzistojnë federata të territoreve tjera që aspirojnë të jenë pjesë e UEFA.

“Kjo e hap kutinë e Pandoras”, tha Djuric, tue theksue se Serbia në anën e saj i ka 24 shtete që kanë kundërshtue pranimin e drejtpërdrejt të Kosovës në UEFA dhe dy që ishin të përmbajtuna.

Djuric theksoi se fakti që 11 shtete që e kanë njofte Kosovën kanë votue kundër vendimit të UEFA, flet për vetëdijen e naltë të sportistëve dhe federatave sportive.

Tutje ai tha se klubet serbe nga Kosova kane me i vazhdue garat në kuadër të Federatës Serbe të futbollit, dhe paralajmëroi se shteti ka me vazhdue me i ndihmue ata.