Prapë protesta të dhunshme në Francë

Tash e disa javë asht tue u protestue në Francë, edhe sot qinda protestues mbushen rrugët e qyteteve të ndryshme të Francës për me demonstrue për shkak të reformës së tregut të punës.

Edhe këto protesta rezultuen të dhunshme, policia hodhi gazë lotsjellës për me i shpërnda protestuesit nga rrugët e Francës, por ata përsëri rezistuen, dhe rrugët ende janë të mbushuna plotë me njerëz.

protesta

Protesta filloi e qetë deri sa disa demonstruesit të maskuem filluen me hedh objekte të ndryshme në drejtim të policisë.

Protestuesit mbanin pankarta në duer ku shkruhej: “Turistë shkoni në shtëpi, refugjatët kane me ardhe”, etj.

protesta1

Presidenti francez, Francois Hollande, tha se ligji i ri asht i nevojshëm për rritjen e punësimit dhe investimeve.