Prape shpërthim në Baghdad, i treti mbrenda 4 ditëve

Të paktën 11 persona u vranë dhe 39 u plagosën sot në nji shpërthim të nji veture bombë në nji zonë të banueme kryesisht me shiite në Baghdad, njoftoi Reuters.

Ky asht shpërthimi i tretë i tillë në kryeqytetin irakian në katër ditët e fundit, dhe për të askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Luftarët sunitë të Shtetit Islamik mori përgjegjësinë për dy sulmet e maparshme të kryeme fundjavën e kalueme.