Pregadituni, paralajmërimi i NASA’s, qe çka ka me ndodhë gjatë muejit Korrik (video)

NASA na paralajmëron të pregaditemi për eklipsin e përgjithshëm të diellit në muejin Gusht. Por, jo vetëm kaq, në fund të muejit Korrik parashikohen shi meteorësh.

Eklipset diellore ndodhin kur hana e re kalon mes Tokës dhe Diellit. Nji eklips diellor total ndodh kur hana e re asht në pozicionin e duhun për me mbulue krejtësisht diskun e diellit.

Nji gja e tillë pritet me ndodhë muejin e ardhshëm më 21 Gusht, kur hana e re të bllokojnë plotësisht diellin dhe kjo pritet të shihet nga Oregoni në Karolinën e Jugut.

Dy javë para ose mbas një eklipsi diellor, ka shpesh, por jo gjithmonë, nji eklips hanor. Kjo ndodh, sepse hana e plotë, Toka dhe dielli do rreshtohen në nji vijë të drejtë.

Hana e re fillon më 23 Korrik dhe kalon nëpër fazat e saj, deri sa të na japë eklipsin total në muejin Gusht.