Prej 18 Prillit, s’ka ma hymje/dalje në Kosovë me letërnjoftime të lëshueme nga strukturat paralele të Serbisë

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, njofton se tue fillue nga data 18 Prill 2016 nuk ka me u lejue hymje/dalja në Republikën e Kosovës për tane personat që posedojnë lejet ilegale të njoftimit (ID kartat) të lëshueme nga strukturat paralele të Serbisë në Kosovë.

Tahiri bani me dije se mbas shumë përpjekjeve në kuadër të dialogut të Brukselit që me u ndale dukunia e përdorimit të lejeve ilegale, ende ka raste kur ato shfaqen nga përdorues të ndryshëm.

Në dhjetor të vitit të kaluar, kemi aplikuar masën e ndalesës për lejet ilegale dhe me kërkesën e Bashkimit Evropian kemi suspenduar këtë masë që t’i japim mundësi BE-së ta zgjidh këtë çështje.
Në takimin për IBM në Bruksel, gjatë marsit të këtij viti, e kemi ngritur përsëri këtë shqetësim në Bruksel ku u morëm vesh se nëse vazhdojnë problemet, atëherë Qeveria e Kosovës do ta kthej në fuqi masën e ndalesës.
Mirëpo, pavarësisht angazhimeve ndërmjetësuese të BE-së ky problem ka vazhduar, meqë ende ka raste të kësaj dukurie të përdorimit të lejeve ilegale nga persona të ndryshëm.
Prandaj, që nga data 18 prill 2016 do të aplikohet masa e ndalesës për personat që tentojnë të hyjnë dhe dalin në Republikën e Kosovës me leje ilegale”, theksoi Tahiri.

Tahiri kallxoi se për këtë vendim janë marrë vesh me BE’n, tue e njoftue paraprakisht për vendimin dhe datën e rikthimit të masave ndaluese.