Prej cilit vend Krasniqi po e ‘godet’ Thaçin!

Kryetari i  Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka akuzue presidentin Hashim Thaçi se personat që gjatë periudhave të ndryshme kohore i ka quejt tradhtar, sa ka qenë kryeministër i ka ofrue krejt afër vetit.
Krasniqi ka përmend edhe Bujar Bukoshin i cili ishte kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil, për të cilin simbas Krasniqit, Thaçi e kishte kritikue e më pas Bukoshin e kishte marr në qeveri.

Ai po ashtu ka thanë se krejt marrëveshjet që ka ba Thaçi si kryeministër që nga marrëveshje për normalizimin të marrëdhanieve me Serbinë më 19 Prill 2013, e deri të Asociacioni e Demarkacioni me Malin e Zi nuk i kanë sjellë asnji të mirë vendit.

Krasniqi gjatë fjalimi të tij me rastin e prezentimit te kandidatit për kryetar te Drenasit, Isa Xhemajlaj, ka thanë se zgjedhjet në Drenas janë pasojë e keqqeverisjes nga niveli qendror.

Simbas tij, vendi ka nevojë për ndryshime dhe se tashma edhe qytetarët janë bind dhe i duen ato.