Prej Gjermanie në Serbi: Krejt duen me pa këtë vend!

Kryeministri Edi Rama mbërriti për nji vizitë në Gjermani, për me marrë pjesë në nji forum ekonomik Shqipni-Gjermani.

Ndërkohë, mbas Gjermanisë, t’Ejten Rama ka me vizitue Serbinë, ku ka me marrë pjesë po ashtu në nji forum ekonomik mes dy vendeve, me mbi 200 kompani të ftueme.

Rama ishte të Hanën në Bashkinë e Hamburgut, ku u prit nga kryebashkiaku Olaf Scholz.

“Takimi u përqendrue kryesisht në procesin e integrimit europian të Shqipnisë, për të cilin Scholz (zyrtar i naltë i Partisë Social Demokrate Gjermane) shprehu mbështetjen maksimale. Rama dhe Scholz biseduen edhe për reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, si edhe për krizën e refugjatëve me të cilën përballet Europa,” thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Ndërkohë gazeta e Hamburgut, “Abend Blatt” shkruen se Hamburgu asht në qendër të vëmendjes, me vizita nga mbretnit e zyrtarë të naltë.

Madje vizita e Ramës cilësohet si me ma pak shkëlqim se ato që pret Bashkia e Hamburgut mbrenda nji jave.

“Por ndërsa Hamburgu asht në qendër të vëmendjes, Olaf Scholz nuk asht,” shkruen gazeta.

Nëse sheh godinën e Bashkisë, e kupton se kush e tërheq vëmendjen.

 

6-rama

 

5-rama

 

4-rama

 

3-rama

 

2-rama

 

1-rama-scgolz